Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa nderohet me titullin Doctor Honoris Causa

Në kuadër të Akademisë Verore të organizuar nga Universiteti Amerikan në Kishinao, Ministrisë së Arsimit dhe Konferencës së Rektorëve, në Universitetin Constantin Stere në këtë qytet është zhvilluar ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa për poetin nga Kosova, Lulzim Tafa.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast përveç profesorëve e studentëve merrnin pjesë edhe shumë mysafirë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, institucioneve kulturore, rektorë nga 28 universitete të ndryshme, ambasadorë të shumë vendeve të botës, përfshirë edhe ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si nga Federata Ruse, Azerbajxhani, Bjellorusia, Ukraina, Kina, Rumania, Gjeorgjia, etj.. Në fjalën e vet laudatori e ka cilësuar Tafën poet që me vargjet e tij ka fituar zemrat e lexueseve në Evropë dhe më gjerë..

In his speech, the lauder described Tafa as a poet who, with his verses, won the hearts of readers in Europe and beyond.

Ndërsa Lulzim Tafa në fjalën e tij para të pranishmeve ndër të tjera tha se ky është një nder që i bëhet atij, letërsisë dhe vlerave të saj: “Ju faleminderit që besoni në këto vlera, unë nuk do ta harroj kurrë një moment kaq të bukur, kurse ju do të jeni gjithmonë në zemrën time, unë frymëzohem nga të rinjtë, nga gjenerata e teknologjisë. Teknologjia e ka zvogëluar botën por i ka rritur shanset për njohje më të mirë të njëri tjetrit, njohjen e letërsisë dhe kulturës së njeri tjetrit. Janë rritur edhe shanset që të punojmë së bashku për të mirën e njerëzimit siç janë edhe avancimi i të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, të drejtave të kafshëve dhe mjedisit”, ka thënë ndër të tjera rektori Tafa.

Rektori i Kolegjit AAB, fitues i çmimit prestigjioz për letërsi “Naji Naaman”

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa është shpallur fitues i sivjetmë i njërit prej çmimeve kryesore prestigjioze ndërkombëtare për letërsi “Naji Naaman 2019”, në Liban.

Çmimi “Naji Naaman” është çmimi më i lartë ndërkombëtar që ndahet në këtë shtet për krijuesit nga mbarë bota. Në njoftimin zyrtar të bërë në tri gjuhë, kryetari i jurisë ka bërë të ditur se në konkurrencë për këtë çmim kanë qenë 2386 shkrimtarë nga gjashtëdhjetë e shtatë vende të botës.

Ky është edhe një sukses i poetit kosovar, Lulzim Tafa i cili me krijimtarinë e tij ka depërtuar kudo në botë. Tafa poezitë e të cilit po vlerësohen anë e kënd botës është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe me të përkthyer. Ai është përkthyer në disa gjuhë të botës përfshirë edhe gjuhën arabe si dhe është përshirë në shumë Antologji të letërsisë botërore. Çmimi “Naji Naaman” i shtohet listës së çmimeve të shumta ndërkombëtare të Tafës, duke e bërë atë njërin prej poetëve shqiptarë me më së shumti çmime ndërkombëtare për letërsi.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian